Listat e Championsit, Hysaj rrezikon që të mbetet jashtë te Napoli

Pas ardhjes së Lozanos dhe refuzimit të Icardit, Napoli ka edhe dy çështje për të zgjidhur me dy futbollistë: Hysaj dhe Verdi. Mbrojtësi i krahut të djathtë i kombëtare sonë, i cili nuk ka luajtur në vazhdimësi në sezonin e fundit, duket i destinuar për t’u larguar.

 

Por pasi Roma zyrtarizoi Zappacosta-n, ai ka vendosur që të qëndrojë për të luftuar për një vend në formacion së bashku me Malcuit dhe Di Lorenzo. Në krahun tjetër sulmuesi italian pritet që të largohet, pasi nuk bën pjesë në planet e Ancelotti. Si Hysaj ashtu edhe Verdi me shumë mundësi do të mbeten jashtë listës Champions që do të përbëhet nga 25 futbollistë. /Koha Jone/