Kukës, jo më tregtarë në rrugë

Tregu agro-ushqimor në Kukës do të transformohet. Të gjithë shitësit, të cilët tregtonin produktet e tyre në rrugica, pas datës 1 shtator, do të mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun e ri.

”Të gjithë tregtarët të jashtëligjshëm që janë nëpër rrugët e qytetit, nga 1 shtatori nuk do i shikoni më aty. Bashkia do ti krijojë kushte shumë të mira për të bërë tregtinë e vet”. Ai thekson se të gjithë tregtarët do të kenë kushtet e duhura në treg dhe nuk do të lejohen më të punojnë jashtë standardeve.

”Kush do të bëjë biznes, ja ku i ka kushtet e tregut, të vijë të bëjë biznes, të bëjë tregti këtu, sipas rregullave dhe ligjeve të pushtetit vendor”. Kryebashkiaku Gjici shton se tregtarët nuk kanë pranuar më parë ta ushtronin veprimtarinë brenda këtij tregu agro-ushqimor pasi sipas tyre nuk kishin kushtet e duhura.