Kaçe mbetet te kampionët e Greqisë, refuzon të bëhet “jeshil” (VIDEO)

Ergys Kaçe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierën te Panathinaikos. Disa vite më parë ishte një nga futbollistët më të spikatur te PAOK, por më pas u vesh sërish jeshil, duke i dhënë një “restart” karrierës së tij. Këtë sezon mesfushori i kombëtares sonë është aktivizuar në shumë ndeshje miqësore nga trajneri Abel Ferreira, por sërish nuk mundi që të fitonte një vend për në ndeshjen e Champions League.

 

Mediat greke sot shkruajnë se me shumë mundësi ai do të mbetet te kampionët e Greqisë për shkak të eksperiencës së tij, duke e bërë një elementë të rëndësishëm në mesfushë.

Panathinaikos është në kërkim të një mesfushori, ku Kaçe do të ishte përforcimi ideal, por mesa duket nuk ka shumë shanse që ai të rikthehet. Ai nuk dëshiron më të jetë pjesë e ekipit me shumë emër në Greqi, edhe për shkak të vështirësive ekonomike që kanë pasur në sezonet e fundit. /R.Lika-Koha Jone/