Johnson ndërron mendje: Dua një marrëveshje për Brexit

Sot në Paris, kryeministri britanik Boris Johnson përkrah Emmanuel Macron tha se ai “dëshiron” një marrëveshje për Brexit-in.

“Unë dua një marrëveshje”, tha Johnson para shtypit në Elysée, pas një takimi me kreun francez të shtetit, duke shtuar se ndihej “shumë i inkurajuar” në këtë drejtim që nga takimi i tij i djeshëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“E duam një marrëveshje dhe mendoj se mund ta marrim. Besoj se do të jetë një marrëveshje e mirë”, tha ai.

Macron, nga ana e tij, deklaroi se një zgjidhje për çështjen e prapambetjes në kufirin irlandez mund të gjendet “brenda 30 ditësh”. “E ardhmja e Britanisë mund të jetë vetëm në Evropë”, u shpreh ai.