Icardi i thotë “jo” Napolit, pret vetëm ofertën e Juves

E ardhmja Mauro Icardit mbetet çështje në Milano, teksa pak ditë nga fundi i merkatos ende nuk ka ndryshuar asgjë. Napoli ishte skuadra e vetme me një ofertë konkrete prej 65 milionë eurosh, por të kaltrit janë refuzuar nga 26-vjeçari.

 

Pak ditë më parë, sulmuesi u duk se ndihej komod tek Interi, ndërsa publikonte pamje të shtëpisë së tij të re në Milano, por është vetë Icardi që komplikon gjithçka orët e fundit, duke postuar foto me ngjyrat bardhezi.

E ardhmja dhe dëshira e vërtetë e Mauro Icardit duket se është që të transferohet në Torino, por ky operacion ëhstë i komplikuar për shkak se Juventusi nuk po arrin të shesë, ndërkohë që Interi nuk do ta lërë të shitet te bardhezinjtë.