Hoxha: Kukësi i fortë, por një fitore na rrit moralin

Së bashku me trajnerin Lerda, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kukësit, ka folur edhe kapiteni Alban Hoxha. Gardiani i njohur ka vlerësuar verilindorët, por sipas tij synimi i tyre është që të marrin gjithmonë 3 pikët.

 

“Kukësi është një ekip i fortë, nga më të fortët nga pretendentët. Por, një fitore të rrit moralin dhe shpreson që gjithë kampionatin të mbash vendin e parë dhe të luash për kampion. Shpresoj tek një fitore, që do të na shërbejë edhe për moralin dhe do të jetë një fillim i mirë për kampionatin.

Ne jemi ekip i ndërtuar për kampion dhe me çdo ekip luajmë për tri pikët. Por, edhe trajneri e tha që duhet të shohësh lojën. Nëse do marrësh një pikë dhe mënyrën si do e marrësh, mund të jesh dhe i kënaqur, ose mund të jesh duke fituar dhe pastaj barazohesh. Por, ne do luajmë për tri pikë si gjithnjë.

Tifozët? Ata gjithmonë kanë qenë lojtari ynë i 12-të, meqë është hapja e kampionatit, Tirana është afër, mendoj se do jenë në stadium. Janë mbështetje dhe kanë qenë gjatë gjithë viteve që kam qenë këtu. Shpresoj të vazhdojë edhe këtë vit”, deklaroi Hoxha.