“Hajdutët” e bibliotekës së Mbretëreshës Geraldinë dhe autografi i një Lordi

NGA NDREK GJINI

Mbretëresha Geraldine (1915 – 2002), pasionin më të madh të saj kishte librat. Autorja franceze Josephine Dedet, ne librin e saj me titull “Geraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve” të botuar para disa vitesh thotë se ajo kishte një bibliotekë me mbi 7000 libra, lexonte parreshtur dhe zotëronte mjaft mirë në të shkruar, lexuar dhe folur, frëngjisht, shqip, hungarisht, gjermanisht dhe anglisht.

Eshtë shkruar pak ose më saktë aspak për këtë dimension të jetës së saj. Nuk dihet asgjë rreth fatit të kësaj bibliotekë gjigandë të ngritur me aq pasion e dashuri prej saj. Nuk i njohim “hajdutët” që vodhën librat e bibliotekës së saj. Por unë pata fatin qe virtualisht ta takoj njerin prej ketyre ‘hajduteve’.

C’me shtyu te ‘takoj’ ‘hajdutin’ e librave te bibliotekes se Mbretereshes Geraldine?

Pas nje shkrimi mbi Kim Phiblyn-n qe e botova ne dhjetor te vitit te kaluar ne suplementin e Gazetes Shqiptare, Milosao, regjizori i njohur Ylli Pepo me kontaktoi dhe me tha se po pregatit nje film dokumentar mbi kete personazh. Me kerkoi ndihme t’i gjeja nje film dokumnetar te transmetuar ne kanalin televiziv RTE ne Irlande ne vitin 2009. E gjeta filmin dhe ia dergova. Thirrja e Pepos me zgjoi nje interes te fjetur per te hulumtuar me tej mbi Philby-n. Ne Amazon gjeta dhe bleva online nje liber te perdorur te botuar ne vitin 1984. Libri titullohet “Tradhetia e madhe” dhe flet mbi veprimtarine e kryespiunit Phibly. Autor i ketij libri eshte njeri nga Lordet me ne ze ne historine ne Britanise e Madhe, perkthyesi dhe historiani i njohur Nicholas Bethell (1938 – 2007).

Pas nja 15 ditesh libri mberriti. E hapa ate zarf me padurimin dhe kurreshtjen e nje femije. Nje dedikim i shkruar mbi ate liber me nje stilograf thoshte: “For H.M. Queen Geraldine with all the best wishes and thanks from Nicholas Bethell”. E lexova kete fraze nja njezet here. Nuk po u besoja syve.

Si ka mundesi. Nje liber qe i eshte dhuruar Mbretereshes Geraldine me nje dedikim personal nga nje autor si Bethell, qe ishte pa dyshim Lordi me erudit i Mbreterise Angleze te gjysmen e dyte te shekullit 20, te shitet ne Amazon nga ca ‘hajdute’ ordiner. Ne fillim mendova se ky dedikim me shkrim dore nuk eshte original por eshte ndonje shaka e dikujt. Vendosa te bej dicka per ta verefikuar.

Po nga t’ja nisja? Mbreteresha Geraldine ka vdekur qe ne 2002, Lordi Bethell qe ne 2007.

Kerkova ne interenet dhe gjeta djalin e Lordit Bethell, James Bethell. Edhe ai Lord, pasi ka trasheguar titullin nga i ati, si djali i madh i tij. Edhe ai aktualisht anetar i Parlamentit Britanik. Te vetmin kontakt qe munda te gjej ishte nje email i tij. Email jo personal, por i punes si parlamentar. I shkruajta. Pasi i shpjegova historine dhe i bashkengjita foton me doreshkrimin e dedikimit te shkruar nga babai i tij e pyesja nese ky ishte me te vertete shkrimi i te atit. Pa kaluar as 20 minuta ne emailin tim mberriti pergjigja nga Lordi James Bethell. Ai e konfirmonte kete deddikim si shkrim origjinal i te atit: Yes, that is indeed his distinctive writing. The quirky “e” comes from too much time studying Greek. How lovely to hear from you.”

U hutova per nje moment. Si ka mundesi, thashe me vete. Autografi ishte original. Dhe per me teper me surprizoi fakti se si nje anetar i Parlamentit Britanik, dhe Lord ne te njejten kohe, i pergjigjet emailit qe merr nga nje shqiptar ne me pak se nje 20 minuta. Shkembyem disa emaile te tjera. Me dha numrin e celularit te tij. E lame te takohemi.

Nje muze per Mbretereshen Geraldine

Shqiptaret kane qene dhe jane te ndare ne qendrimet e tyre mbi Mbretin Zog. Por e kunderta ka ndodhur me Mbretereshen Geraldine. Nuk ka qofte edhe nje shqiptar te vetem te kete thene nje fjale te keqe per te, madje as gjate regjimit komunist. Motivet e ketij fenomeni le ti studjojne historianet apo antropologjistet. Por ne si komb i detyrohemi shume kesaj gruaje fisnike. Ajo me zgjuarsine, miresine dhe kontributin e saj i ka bere nje sherbim te shkelqyer Shqiperise. Jane mbi 4800 citime ne libra te autoreve te  ndryshem te botuar ne shume gjuhe te botes qe i referrohen jetes dhe veprimtarise se saj. Nga nje kerkim i shpejte ne Google per emrin e saj te shfaqen 8,160,000 results ne (0.53 seconds) – referenca online. Shifer kjo shume here me e larte se per cdo personalitet tjeter te botes politike apo jo politike shqiptare. (‘Hajdutet’ e biblitekes se saj nuk shfaqen me emer, megjithese jane aty te maskuar duke shitur ne Amazon librat e bibliotekes se saj, ate pasuri qe ajo e donte aq shume).

Nje muzeum mbi jeten e saj do i bente nder Shqiperise dhe do kthehej shume shpejt ne nje destinacion turistik per qindra mijera shqiptare, hungarez, amerikan, franceze, e shume te tjere nga mbare bota.

Pak histori mbi Mbretereshen Geraldine

Mbreteresha Geraldine me vone Nena Mbretereshe Geraldine ose Kontesha Geraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony ishte mbreteresha e shqiptarve dhe bashkeshortja e Mbretit Zogu I, dhe nena e Leka Zogut.

Mbreteresha Geraldine rrjedh nga nje familje shume e njohur Hungareze.Te gjithe paraardhesit e familjes Appony kane pasur karriere shume te suksesshme politike dhe kane mbuluar detyra nga me te rendesishmet shteterore ne Perandorine Austriake. Nena e Mbretereshes Geraldine, Gledis Virxhinia Stjuart, ishte kusherira e ish- presidentit Amerikan Ricard Nikson.

Mbreteresha Geraldine, gjate periudhes se shkurter te qendrimit ne Shqiperi kontribuoi per ngritjen dhe funksionimin e institucioneve ne sherbim te shtresave ne nevoje, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Ajo dha nje ndihmese te madhe per ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak ne Tirane, dhe solli nga Austria mjeke shume te mire per drejtimin e ketij Spitali. Ajo themeloi Maternitetin e pare shqiptar ne Tirane, rihapi Kryqin e Kuq Shqiptar dhe mundesoi hapjen e edicionit te pare radiofonik ne Radio Tirana.

Te gjitha keto, dhe se fundmi gjesti i saj fisnik per t’u kthyer per te jetuar muajt e fundit te jetes se saj si nje besnike shqiptare ne token e vendit te saj te adoptuar perbejne per ne shqiptaret nje detyrim sublim per t’i ngritur asaj nje muze dhe nje permendore te madhe ne mes te Tiranes.