Gjejeni pak kush luan me Tolgahan-in në serialin e ri!

Bebushi i Almeda Abazit dhe Tolgahan-it, është vetëm 4 muajsh, gjasat që të ecë nën hapat e prindërve janë të mëdha! Dhe për këtë, do të kujdeset posaçerisht Tolga!

Orë më parë, në llogarinë e tij të Instagram-it, aktori postoi një foto nga sheshxhirimi dhe gjejeni kush mori më shumë vëmendje.

Bebi Efehan! Tolgahan ndodhej në ring dhe shfaqet duke ngritur “kampionin” siç e quan ai të voglin.

“Ne jemi kampionët miku im dhe do të vazhdojmë të luftojmë gjer në fund!”-shkruan ai në përshkrimin e fotos.

Personazhi më i vogël në serialin e ri turk, duket se është Efehan dhe çfarë më shumë se kaq mund ta lumturojë çiftin?