E papritur në Kosovë, skuadra e njohur tërhiqet nga Superliga

Kur pritej vetëm starti i sezonit, klubi i hendbollit të Dukagjinit ka marrë një vendim ekstrem.

Skuadra kosovare është tërhequr nga gara, duke lënë vakand vendin e tyre në Superligën kosovare të hendbollit. Një vendim që është befasuar jo pak tifozët, ndërkohë që Federata e Hendbollit të Kosovës ka vendosur që këtë vend ta marrë klubi me traditë në hendboll, KH Prizreni.

“Bordi i FHK-së, në mbledhjen e mbajtur më datën 14.08.2019, pasi e mori shkresën e KH Dukagjini mbi tërheqjen nga garat e Superligës së meshkujve, unanimisht mori vendim që vendi i zbrazët në Superligë të plotësohet me KH Prizrenin, klub i cili për nga niveli organizativ, infrastruktural dhe garantimit të pjesës financiare nga përgjegjësit komunalë, i plotëson të gjitha kriteret të jetë anëtar i Superligës së meshkujve”, shkruan në vendimin e Bordit të FHK-së, të siguruar nga Express.

Klubi i hendbollit Prizrenit është riorganizuar kohëve të fundit duke bërë tre përforcime dhe tashmë është gati për pjesëmarrje në Superligë.