Cigaret elektronike bëhen shkak për sëmundjen e rëndë

Një burrë në Utah ka rënë në koma pasi tymosja e cigareve elektronike bëri që të sëmurej me ‘lipoid pneumonia’.

31-vjeçari Sean Bills u shtrua në spital më 17 gusht pasi kishte pasur vështirësi të rënda në frymëmarrje, më pas u fut edhe në koma.

Gruaja e tij, Tiffani Bills, u shpreh për mediat se mjekët në spitalin ku ai ndodhet besojnë se sëmundja është shkaktuar nga tymosja e cigares elektronike.

Së fundmi, autoritetet në SHBA kanë nisur të hetojnë lidhur me një sëmundje misterioze mushkërish që besojnë se është e lidhur me cigaret elektronike.

Bills , i cili nuk ka pasur shqetësime të tjera shëndetësore më parë, kishte dy vite që tymoste ditë për ditë derisa u shtrua në spital.

Shumica e personave që janë sëmurur me këtë sëmundje janë adoleshentë ose të rinj. Një numër i madh personash janë shtruar në spitale ndërsa shumë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po mbahen në jetë me anë të aparaturave.

Sipas mjekëve, ende nuk dihet nëse pacientët do mund të shërohen plotësisht.

Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze përfshijnë probleme në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje fryme etj.