Atentati mafioz në Tiranë, i riu u qëllua në kokë me pistoletë me silenciator

Gjatë mesditës së sotme një i ri është qëlluar me plumb në kokë nga një distancë e afërt në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Për fat të mirë i riu, identiteti i të cilit nuk dihet ende, i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Tiranë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen ka të bëjë me faktin se i riu është qëlluar me një armë me silenciator ç’ka tregon se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar në mes të kryeqytetit.

Policia theksoi se nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që janë shtuar patrullimet në mjaft rrugë të kryeqytetit për të gjetur autorët apo autorin e mundshëm.