Asion Daja braktis Tiranën, firmos me Skënderbeun

Asion Daja largohet zyrtarisht nga Tirana për të nisur një aventurë të re të Skënderbeu. Klubi korçar njoftoi arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 29-vjeçar i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja i cili e ka kërkuar me ngulm Asion Dajën te bardhekuqtë.

Në praninë e menaxherit të përgjithshëm të korçarëve Gerhard Takaj, Daja ka firmosur kontratën që do ta lidhë për një vit me Skënderbeun. Menjëherë pas firmës ai është nisur drejt Korçës për t’u stërvitur me skuadrën e tij të re dhe për të qenë gati për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Flamurtarit.

Nuk dihet nëse Daja është transferuar në mënyrë përfundimtare te Skënderbeu apo në formë huazimi nga Tirana për një vit.