Arbitri meksikan që eliminoi Italinë në Botërorin e 2014-ës bëhet trajner

Nga gjyqtar në trajner. Kjo është historia e veçantë e Marco Antonio Rodriguez, një ish-arbitër meksikan dhe tani një trajner i ri i Salamanca-s, një skuadër spanjolle që luan në Divizionin e 2-të B.

 

45-vjeçari, i cili ka drejtuar në 3 Kupa Bote në karrierën e tij, mbahet mend mirë nga tifozët italianë dhe brazilianë. Në Kupën e Botës 2014, Rodriguez drejtoi Itali-Uruguai, duke i kushtuar eliminimin të kaltërve, teksa do të mbahet mend episodi kur Suarez kafshoi Chiellinin. Në të njëjtën edicion ai ka drejtuar edhe ndeshjen e famshme mes Brazilit dhe Gjermanisë, të mbyllur 7-1 në favor në “Selecaos”.

Në fund të atij Botërori, Rodriguez vendosi që të tërhiqej nga karriera si arbitër për të filluar atë si trajner. Tashmë do të jetë një karrierë e vështirë për të, pasi duhet të ruajë nervat kur kolegët e tij do të bëjnë gabime ndaj ekipit të tij. /R.Lika-Koha Jone/