Veliaj: Së shpejti, gati kinemaja historike e Maks Velos në Tiranë

Një kinema e re pritet t’i shtohet kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foto të rikonstruksionit të godinës së kinemasë së Laprakës, e cila njihet ndryshe edhe si kinemaja e Maks Velos.

“Një kinema e re në qytet?
Pas shtëpisë ikonë të Kadaresë, shumë shpejt është gati kinemaja e Laprakës ose ndryshe kinemaja historike e Maks Velos”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.