“Play-off” Champions League/ Olympiacos fiton me “poker”,  Dinamo Zagreb nuk zhgënjen (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme janë luajtur tri ndeshje të tjera të fazës së “Play-Off” në Champions League. Olympiacos ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 4-0 ndaj Krasnodar, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Miguel Angel Guerrero zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, ndërkohë që Lazard shënoi golin e dytë me kundërsulm 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt. 5 minuta nga fundit Lazar shënoi me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Gjithsesi në Pire kishte kohë dhe për një tjetër gol të Podence.

Një fitore të rëndësishme 2-0 ka arritur edhe Dinamo Zagreb ndaj Rosenborg. Petkovic zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 8-të, ndërkohë që në të 28-ën, Orsic shënoi golin e dytë.

Më emocionues dhe më me shumë gola sfida mes Young Boys dhe Crvena Zvezda, që u mbyll në barazim 2-2. Assle zhbllokoi fillimisht sfidën për vendasit, por Degenek dhe Garcia do të përmbysnin për ekipin serb. Në minutën e 76-të, Young Boys gjeti golin e barazimit me të përhershëm Hoarau nga pika e bardhë. /Rozalb Lika-Koha Jone/