Nisma për fëmijët e humbur, skuadra e Romës publikon foton e Bleona Matës

Skuadra e Romës ka ndërrmarë një nismë të veçantë për fëmijët e humbur.

Bashkangjitur postimit të zyrtarizimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, Zapakosta janë publikuar edhe fëmijët në të gjithë botën që rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe Bleona Mata.

Fotoja është ajo që publikoi disa muaj më parë emisioni “Pa gjurmë”, ku është realizuar identiteti se si ajo duket në moshën 16-vjeçare.

“Këtë verë Roma mbështet nismën për të gjetur fëmijët e humbur në të gjithë botën“, shkruhet në postimin e klubit italian për zyrtarizimin e Zapakostës.

Bashkangjitur fotos ata kanë publikuar edhe numrin e celularit të zyrës në Romë, ku mund të kontaktojë çdo qytetar që ka informacion.