Ish-kuzhinieri i Dembele: Bën jetë të shthurur, po e merr në qafë shoqëria e keqe

Ousmane Dembele njihet si një futbollist që nuk i pëlqen shumë që të respektojë rregullt edhe pse është pjesë e një prej ekipeve më të madh në botë si Barcelona. Francezi shquhet për jetën e tij të shthurur. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ish-kuzhinieri i tij personal, Mickael Naya. Në një prononcim për “Le Parisien”, ai tregon 22-vjeçari nuk respekton fare periudhat e pushimit dhe nuk ka asnjë strukturë të nivelit të lartë rreth tij.

“Ousmane është një djalë i mirë, por nuk e ka jetën e tij në duar. Ai jeton vazhdimisht me xhaxhain dhe mikun e tij më të mirë, i cili nuk guxon t’i thotë “jo” për asgjë. Rrethi i tij shoqëror nuk e vret mendjen për gjërat që bën ai. Janë të pasur dhe nuk iu intereson asgjë.

Ousman bën një jetë të çrregullt. Unë kurrë nuk e kam parë duke pirë alkool, por di të them që ai nuk respekton fare periudhat e pushimit, nuk ka asnjë strukturë të nivelit të lartë rreth ti. Unë u përpoqa për ta organizuar në ngrënie, t’i përgatisja ushqimet e duhura, të respektonte momentet e rikuperimit dhe gjithçka shkoi mirë… Përveç kësaj, kur është pa miqtë e tij, ai është krejtësisht tjetër. Është kurioz, i hapur dhe i përqendruar”.

Sulmuesi nuk u paraqit të shtunën e kaluar për teste mjekësore, që të vlerësonte shkallën e dëmtimit të tij. Më pas nga ekzaminimet u vu re një dëmtim, që do ta mbajë jashtë fushave për 5 javë.