Emergjencë në sulm, Barcelona heq nga merkato brazilianin

Emergjenca në fazën e sulmit në këtë fillim sezoni, ka bërë që Barcelona të heqë nga merkato Rafinha-n.  26-vjeçari, që luan me ekipin katalanas prej vitit 2011, do të qëndrojë edhe një sezon në “Camp Nou”.

 

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, klubi ka vendosur të tërhiqet nga ideja e shitje së lojtarit për shkak të dëmtimeve që kanë patur disa lojtarë titullarë. Në ndeshjen në parë në kampionat, Rafinha hyri në fushë në vend të uruguaianit.

Për lojtarin, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, ishin interesuar disa skuadra në Spanjë dhe Itali. Gjithsesi në ditët në vijim ai mund të rinovojë kontratën me blaugranat për të evituar largimin falas.