Drejtoria e Burgjeve: Të verifikohen gratë e takimeve speciale

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka urdhëruar që të gjithë të burgosurit që kërkojnë takime speciale duhet të vërtetojnë : se personi që ata do të takojnë është personi bashkjetues sipas përcaktimit të këtij termi në Kodin e Familjes.

Pra në mënyrë të drejtpërdrejtë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve pranon se në institucione abuzohet dhe është lënë hapësirë për forma të reja prostitucioni.