Britney Spears ndihet e vetmuar: Asnjëherë nuk e di kujt t’i besosh

Britney Spears ka zbuluar se nuk e di më kujt mund ti besojë.

Këngëtarja në një postim në rrjetet sociale pranoi se ndonjëherë ndihet e vetmuar.

Ajo publikoi një foto ku shkruhej: “Kushtojini vëmendje njerëzve që nuk duartrokasin kur ju fitoni.”

Ndërsa në përshkrimin e fotos shkroi: “Të jetosh në Los Angles është një udhëtim i tillë, mund të ndihesh vetëm ndonjëherë. Asnjëherë nuk dini se kujt t’i besoni dhe disa njerëz mund të jenë të fals. Unë kam një rreth shumë të vogël të miqve dhe thjesht bëj atë që më bën të lumtur.”

Ylli i muzikës shtoi se komentet e fansave ne rrjetet sociale e bëjnë të ndihet keq ndonjëherë.

“Më dhemb zemra kur shoh komentet në postimet e mia ndonjëherë kështu që zgjedh thjesht të mos i shikoj më. Le ti lejmë njerëzit që urrejnë të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë… të urrejnë,”-shtoi 37-vjeçarja.

Ndërsa nuk mungoi një koment mbështetës nga i dashuri i saj Sam Asghari.

Së bashku me një emoji zemre, ai shkroi: “Fituesit nuk e urrejnë ose ngacmojnë, humbësit (urrejtësit) e bëjnë vetëm sepse nuk e kanë atë që ti ke, zemrën më të mirë në botë.”