Berisha: INSTAT zbulon mashtrimin e Ramës 

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama do të deklaronte plot mburrje se vetëm, gjatë muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turistë. Sipas INSTAT, institucioni zyrtar për statistikat, në të njëjtën periudhë të vitit 2018, në vend kishin hyrë 1 449.952 persona.

Por nuk mungon reagimi ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit, referuar gjithashtu të dhënave zyrtare të INSTAT, shprehet se, në 20 ditët e para kanë hyrë në Shqipëri 16% më shumë se të njëjtin muaj të vitit 2018, duke nënvizuar se sipas matematikës së tij, i bie që vjet kanë ardhur 835 mije turistë.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

Instat-i i vet damkos Edvin Mashtrimin per genjeshtren e tij klamoroze dhe e nxjerr ashtu siç eshte: – Genjeshtar!

Te dashur miq, ketu me poshte keni deklaraten e njeriut qe ne çdo fjale nxjerr nje genjeshter pra Edvin Mashrimit, qe beri ne nje status te djeshem dhe qe une ne reagimin tim po ne FB e quajta dhe genjeshtren e 1 milionte te tij!

Ai dje, per te reklamuar nje sukses imagjinar ne postimin e tij ne fb deklaroi se:

“Ne 20 ditet e para te ketij gushti kane hyre ne Shqiperi polte 1 milion turiste te huaj ose 16,5% me shume se te gjithe gushtin e vitit te kaluar.”

Keshtu, sipas matematikes se rrencacakut profesionist i bie qe gjate gjithe gushtit te vitit te kaluar te kene hyre ne Shqiperi gjithsej 835 mije turiste apo 165 mije turiste me pak se sa ne 20 ditet e para te ketij gushti.

Mirepo INSTAT e nxjerr kete nje sukses kallp dhe Edvin Mashtrimin genjeshtar, i cili ne çdo fjale nxjerr nje rrene taze!

INSTAT ne faqen e tij zyrtare shkruan se:

Numeri i shtetasve te huaj qe hyne ne Shqiperi gjate gjithe gushtit te vitit 2018 ishte 1.449.952 pra ishte 779952 persona me shume se sa pretendon paturpesisht Edvini me genjeshtren e tij te nje milionte.

Ketu me poshte keni te dhenat e INSTAT per levizjet e shtetasve ne Shqiperi ne gushtin e vitit 2018. sb

INSTAT

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, gusht 2018.

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2018, është 2.120.822, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues rezulton me rritje 21,1 %.

Në Gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur me 26,9 %.