Zbulohen shifrat, Ronaldo “i mbyll” gojën Mayorga-s

Cristiano Ronaldo ka rezultuar i pastër nga akuzat e bukuroshes, Kathryn Mayorga.

34 vjeçarja pohonte se ka shkuar në shtrat me yllin portugez pa dëshirën e saj, duke abuzuar më pas me trupin e saj. Por, pavarësisht se historia ngjau me reale në fillim, shumë shpejt ajo u shua.

Kjo pasi Ronaldo pagoi një shumë të konsiderueshme. Lajmin e bën të ditur “The Independent”, që konfirmon se Ronaldo ka paguar 375 mijë dollarë në llogarinë e Mayorga vetëm që çështja të mbyllet.

Siç argumentojnë avokatët e Ronaldos, pagesa e kësaj shume nuk inkriminon Ronaldon dhe u bë thjesht për të shmangur proceset gjyqësore në shkallë të gjerë.