Vrasja për shembjen e murit, nis procesi ndaj Kostës

Gjykata për Krime të Rënda nis procesin ndaj Apostol Kostës, i cili dy vite më parë vrau çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata. Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vras veten. Tashmë procesi është në fazën fillestare, ku janë njoftuar viktimat e procesit dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 10 shtator.