VIDEO/ Brenda jahtit luksoz të Gjikos dhe Elitës

Prej disa javësh, reperi Gjiko kishte njoftuar në rrjetet e tij sociale se shumë shpejt do të bëhej pronari i një jahti luksoz, të cilin po e rregullonte sipas dëshirës së tij.

Ai ishte tepër i entuziasmuar për blerjen e re, të cilën mesa duket çifti tashmë e ka bërë të vetën. Elita ka ndarë me ndjekësit në Instastory pamjet nga jahti i tyre i ri, i cili është tepër luksoz dhe komod në të njëjtën kohë. Moderatorja ka filmuar dhomat e jahtit dhe ambientin rreth e qark tij, i cili është arreduar sipas shijes së tyre.

Duket se Gjiko dhe Elita do ta kalojnë pjesën e mbetur të verës në “mini shtëpizën” e tyre lëvizëse, duke shijuar pamjen e mrekullueshme të detit dhe praninë e njëri-tjetrit.