VIDEO/ Ambasada amerikane: Ja si do t’i hetojë SPAK zyrtarët e “paprekshëm”

Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas saj tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë të shtetit.

Në video e publikuar nga ambasada thuhet: “Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK.

Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”.