Valdrin Pjetri shkon në Prokurori

Valdrin Pjetri, kandidati i PS që dha dorëheqjen për marrjen e postit si kryetar i Bashkisë së Shkodrës, ndodhet në Prokurori ku po jep shenjat e gishtërinjve. Nga ana tjetër, Voltana Ademi ndodhet ende në krye të Bashkisë Shkodër së bashku me administratën e udhëhequr prej saj. Zhivani është përpjekur që të kontaktojë me kryetaren e re e Këshillit Bashkiak se si do të veprohet më pas, por nuk ka mundur që të marrë një përgjigje. Prefekti i Shkodrës tha se Këshilli i ri Bashkiak, ende nuk përfunduar plotësimin e dokumentacionit që pritet t’i dorëzohet KQZ-së. Ende nuk ka informacion se si do të qeveriset Shkodra.