Valdet Rama largohet nga Kukësi, klubi verilindor nuk e pret më

Valdet Rama nuk do të kthehet më tek Kukësi. Klubi verilindor është dorëzuar dhe nëpërmjet një njoftimi zyrtar sqaron se 31-vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, pasi ka vendosur ta vijojë karrierën në Gjermani, pranë familjes.

Njoftimi i Kukësit

Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i Kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare.

Edhe pse klubi ishte i gatshëm që t’ia plotësonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Klubi falënderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanellën blu dhe i uron suksese në karrierë!