Tifozët kërcënojnë me vdekje Pogba pasi humbi penalltinë, shokët e ekipit i dalin në mbrojtje

Paul Pogba ishte protagonisti i ndeshjes së djeshme mes Wolverhampton dhe Manchester United, e cila u mbyll në barazim 1-1. Francezi humbi një penallti që e fitoi vetë, një gabim që bëri që lojtari francez të marrë ofendime të shumta raciste dhe kërcënime me vdekje në Twitter.

Këto komente u fshinë dhe llogaritë e përdoruesve që kërcënuan futbollistin e United u bllokuan. Vetë klubi doli me një deklaratë në të cilën dënoi komente të tilla të pakëndshme: “Manchester United është i përkushtuar për barazi, diversitet dhe përfshirje në të gjitha nivelet e futbollit “.

Marcus Rashford  doli në mbrojtje të Pogba. “Kjo duhet të ndalojë. Manchester United është një familje e madhe, dhe Paul i përket asaj. Nëse sulmoni atë, keni sulmuar të gjithë ne”, ka shkuar sulmuesi.

Nga ana e tij, Harry Maguire, i transferuar gjatë kësaj vere ka thënë se disa përdorues përdorin rrjetet sociale për të treguar të gjithë urrejtjen ndaj njerëzve të tjerë: “Të pështirë. Rrjetet sociale duhet të bëjnë diçka në lidhje me këtë fenomen. Çdo llogari që hapet duhet të verifikohet me pasaportë apo me leje drejtimi. Mjaft me këto sjellje patetike duke kërcënuar njerëz”.

Ky nuk është fenomeni i parë i racizmit në ditët e fundit në Angli, pasi edhe Abraham u kërcënua pasi humbi një penallti ndaj Liverpoolit në finalen e Superkupës së Europës. /R.Lika-Koha Jone/