Te okulisti, vizitat para nisjes së shkollës në shtator

Çdo vit e më shumë, prindërit po i kushtojnë vëmendje vizitës së fëmijëve te mjeku okulist. Meqenëse, raporti mjekësor për shëndetin e syrit është një nga dokumentet për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë, para fillimit të shkollës interesi është rritur.

“Shoh interesimin e prindërve për fëmijët e tyre sesi është situata e shikimit dhe shëndeti i syrit për tu parapërgatitur këto fëmijë për klasat e para. Në këto 10 vitet e fundit ky interesim është rritur. Pra të parandalojmë që pastaj të mos kemi kosto më të larta”, ka thënë okulistja, Suzana Zhuka.

Teknologjia e cila është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së të gjitha grupmoshave, ka ndikuar negativisht edhe te të vegjlit, duke krijuar te ta anomali të ndryshme.