Socialisti i Shkodrës: Ky Këshill është një turp. Uroj ta ketë jetën sa më të shkurtër

Arbis Vjerdha është një prej këshilltarëve të rinj të PS në këshillin e bashkisë Shkodër i cili e quan një turp konstituimin që u bë një ditë më parë edhe pse është edhe vetë pjesë e atij këshilli ndërsa tregon edhe arsyet

Vjerdha shprehet se do të jetë një zë në këshillin e ri bashkiak që nuk do të lejojë socialistët të bëjnë asnjë shkelje. Vjerdha është vetë një socialist por nuk është aspak dakord me votimet e 30 qershorit pa opozitën

Kohë më parë kryeministri Rama vlerësoi Arbis Vjerdhën si një sportiest me rezultate dhe për këtë Vjerdha thotë se është kryeministri që i ka bërë nder vetes duke përmendur emrin e tij

Më përpara Arbis Vjerdha ka qenë pjesë e PS por tashmë për një sërë arsyesh është distancuar ndërsa prej kohësh është një prej zërave kritik në radhët e socialistëve.