Shpërthim me tritol në një shtëpi në Kamëz

Një shpërthim tritoli ka shqetësuar banorët e Kamzës në mesnatë. Tritoli ishte vendosur në derën e shtëpisë së Gj. K. në lagjen “Kosova”.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, vetëm dera e shtëpisë është dëmtuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton se çfarë konfliktesh mund të ketë pasur familja.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri. Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.