Roma befason Hysajn, firmos sot me mbrojtësin italian

Marrin fund dhe shpresat e Elseid Hysajt për të luajtur me Romën në sezonin e ri. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk do të transferohet te verdhekuqtë, pasi këta të fundit kanë përzgjedhur Zappacostan e Chelsea-t. Mbrojtësi italian pritet që të mbërrijë në Itali në orët e ardhshme, teksa vjen në formë huazimi nga Blutë e Londrës.

 

Gianluca Petrachi në këtë mënyrë ka mbyllur rikthimin e futbollistit italian që në të kaluarën ka qenë një objektiv edhe i Interit dhe Juventusit. Për Hysajn mbetet e paqartë se ku do të jetë e ardhmja, pasi te Napoli uk ka më vend për të. /Koha Jone/