Rama poston pamje nga festa e Durrësit “Akullore si dikur”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke sjellë për miqtë e tij në rrjetet sociale disa pamje nga festa lokale e Durrësit “Akullore si dikur”. Sipas Ramës, kjo festë e shndërroi qytetin bregdetar në qendrën e argëtimit dhe shijes për banorët e vizitorët e shumtë.

Në vijim postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES 😃

dhe me “Akullore si dikur”, Festa lokale e Durrësit që për dy netë u shndërrua në qëndrën e argëtimit dhe shijes për banorët dhe vizitorët e shumtë të këtij qyteti bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë 🏖

#festatlokale2019 #smilaalbania😀🇦🇱