Qeveri mblidh b*thën…

Nga Agim Xhafka –

Pse qeveria kërkon taksa nga bizneset e plazheve?

Pse ngelën tatimorët shezlong më shezlong dhe çadër më çadër si të fortët e lagjes?

Pse hyjnë si hajna në hotele dhe numërojnë klientët që flenë në dhomat e çdo kati?

Pse flet në emër të ligjit kryeministri kur lukunia e tij vendos gjoba dhe bën batërdi në çdo qytet a fshat bregdetar?

Pse, pse, pse?

Se në pushtet kemi mafien. Bën mu. Se në qeveri kemi grabitës. Se kemi hajdutë që edhe kur na fusin duart në xhepa heshtim, nuk bëzajmë në vend që t’u fusim ndonjë hu në bythë.

Ndonjë sa më të gjatë.

Qeveria do përqindjen e fitimit, siç më takon, thotë. Do tatimet dhe tarifat që i vendos vetë. Pra do e do e do…

Ndërkohë  të shkosh psh; në Himarë mbushen 13 orë. Më shpejt mbërrin në Amerikë. Rrugën sipas ligjeve duhet ta bëjë qeveria, por ashtu është një punë.

Ose nga Skela te Uji i Ftohtë duhen dy orë, fiks sa udhëtimi Tiranë – Milano. Ishte me disa korsi, u bë Lungomarrëzi dhe njerëzit ecin me makina avash-avash si në pedonale të moshuarish.

Duhet të ishte bërë baypassi i Vlorës prej qeverisë, po dhe për këtë ashtu është një punë. Korrenti vjen poshtë 150 volt, nuk vihet në punë as frigoriferi, as kondicionieri, fiks si shurra  e plakut, qeveria sipas ligjit  duhet ta sjellë si sperma e demit.

Por ashtu është një punë.

Uji nga Velipoja deri në Sarandë vjen me hope, qeveria e ka për detyrë ta sjellë deri te rubineti, por e ka mendjen diku tjetër dhe moj. Ose fajin dihet, e ka Saliu.

Mushkonja në Shëngjin po i largon turistët si ajo pllaka te kabina elektrike ‘Rrezik vdekje’. Dezinfektimin e tyre  na e paska detyrë qeveria dhe moj. Por e harroi sivjet, vjet dhe gjashte vite rradhazi.

Na është bërë klika në drejtim si ai burri i shtëpisë që edhe pse nuk punon hiç, hiç kërkon veç lekë nga gruaja të cilës i del shpirti dhjetë orë duke u rraskapitur.

Çuditem pse do lekë qeveria nga bizneset e turizmit. Çuditem se asnjë punë që ligji i cakton asaj nuk e bën,asnjë lehtësi nuk sjell.

Veç nëm, nëm, nëm. Çuditem si nuk i vjen turp dhe si nuk thotë më fal, më fal, më fal…

Dërdëllitet se kërkon taksat që i takokan me ligj. Kur nuk bën gjë, kur mendon veç për pasurimin e ca njerëzve, do ishte e ndershme që këto para që vjel t’i quash vjedhje, grabitje, rrënim të atyre që u del shpirti në zheg e në vapë dhe të mos na çash menderen se po vjel taksat e veta.

Taksat që t’i marrësh duhet të japësh kontribut. Duhet të mbjellësh që të korrësh. Edhe fëmija nuk bëhet po mos hodhe gjë te vendi. Nuk po them se Rama e veglat e tij të punojnë si kamerierë a kuzhinierë, por si investitorë  të rrugëve, të dritave, të ujit.

Në se i bën këto çdo shqiptar do të t’ia verë kuponin në ballë klientëve. Edhe me dhunë, se do e dojë qeverinë që ia plotëson nevojat. Ndryshe, mos u sorrollatni plazheve si hajna, si cuba, si qënie të pështira, për t’u rrëmbyer njerëzve të punës ushqimin e fëmijëve të tyre.

Po vazhduat me stilin kap ç’të kapësh nuk do jetë çudi që sezonin tjetër këta trimat e plazheve me blloqe ndër duar t’i shohim në Yuotube duke vrapuar për në emigrim, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në atë strehimin falas.

Si qeveri komplet, kuptohet…

Qeveri mblidh bythën e bëj punët e tua. Puno se nuk pillet me shalë mbyllur…