Princ Harry dhe Meghan, pushime luksoze në Francë

Është pushimi i dytë bregdetar për familjen këtë verë, përfshirë turneun e tyre në Afrikë që po vjen më pas. Meghan Markle dhe Princi Harry po kalojnë pjesën më të madhe të verës në pushime jashtë shtetit me djalin e tyre 3 muajsh.

Së fundmi, familja udhëtuan për në Nice në jug të Francës me një avion privat dhe raportohet se kanë qëndruar në një vilë me pamje nga Mesdheu. Ardhja e tyre në rivierën Franceze erdhi vetëm dy ditë pasi ata u kthyen nga Ibiza, ku morën një pushim prej disa ditësh, kur Meghan festoi ditëlindjen e 38-të. ”The Sun”, i cili theu historinë, tha se çifti përdori një aeroplan privat për të dy udhëtimet, përfshirë një aeroplan prej 12-vendesh.

Udhëtimi në Afrikë thuhet se do të bëhet për arsye bamirësie, edhe pse duka dhe dukesha nuk i kanë zbuluar akoma datat se kur do të nisen drejt shtetit afrikan. Vendet të cilat do vizitohen nga çifti janë Malawia, Angola si dhe Afrika e Jugut. Të njëjtën gjë vite më parë e kishte bërë edhe nëna e princit Harry, Princeshë Diana, e cila përpara se të ndërronte jetë, kreu disa shërbime bamirësie në Afrikë.

Dyshja mbretërore do të marrin me vete edhe djalin e tyre, Archie, i cili erdhi në jetë para një muaji. Kujtojmë që çifti u martuan me 19 maj të vitit 2018, ndërsa këtë vit ishte përvjetori i parë i martesës së tyre. Princ Harry dhe Meghan vazhdojnë të jenë tejet të komentuar për shkak të aktiviteteve që zhvillojnë çdo ditë.