Përplasen disa makina te Rruga e Durrësit, disa të lënduar. Kaos në qarkullim

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte tek Rruga e Durrësit në kryeqytet. Siç e shihni edhe në fotot e mëposhtme, mjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Raportohet për 4 të plagosur, por jo rëndë.

Aksidenti ka shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm sidomos në orët e para të mëngjesit që qytetarët shkojnë në punë.

Pritet njoftimi i policisë për ngjarjen.