“Në Itali kryeministri ikën për debate, në Tiranë gjysma e qeverisë në trafik droge dhe askush s’ikën”

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi dorëheqjen e tij teksa sulmoi ministrin e Brendshëm dhe zv/Kryeministrin, Matteo Salvini, duke e quajtur të papërgjegjshëm dhe shkaktarin e krizës politike në vend. Pas fjalës së tij, Conte do të shprehej se do ti paraqiste presidentit dorëheqjen e tij.

Lidhur me ngjarjet e fundit në shtetin përtej Adriatikut ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së PD dhe ish zv/ministri i jashtëm Kreshnik Çollakut. Teksa bën një paralelel me Shqipërinë, Çollaku ndër të tjera shkruan se, “në Tiranë gjysma e qeverisë akuzohet e përfshirë në trafik droge…por në Tiranë askush nuk dorëhiqet”.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Kryeministri italian Giuseppe Conte eshte dorehequr. Nga Shqiperia e kam shume te veshtire te shpjegoj arsyet (ne fakt kam shkruar e fshire tre here statusin për dorëheqjen e Contes). Kryeministri Conte u dorëhoq per shkak te debateve me një ministër të tij. Si ta shpjegoj une kete me nje status nga Tirana!? (…ketu kjo duket naivitet. ) Ne Tirane gjysma e qeverise akuzohet e perfshire ne trafik droge…por ne Tirane askush nuk dorehiqet. E si mund te dorehiqet nje kryeminister per nje debat brenda qeverise??? Ne fakt kjo eshte Europa qe duam…por qe duket aq larg dhe e pamundur. .”.