Miliarderi Jeff Bezos dhuron 100 milion dollarë për të pastrehët

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë për organizatat bamirëse që ndihmojnë të pastrehët.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon dhuroi shumën marramendëse për 24 organizata bamirësie.

Në vitin 2018, sipërmarrësi themeloi fondacionin e tij Bezos Day One Fund që dhuron të ardhura për 24 organizata jofitimprurës që janë duke luftuar me mungesën e strehimit për njerëzit.

Një nga nismat më të rëndësishme të bamirësisë The Giving Pledge, themeluar nga Bill dhe Melinda Gates në 2010 që u bën thirrje miliarderëve të kontribuojnë një shumicë të pasurisë së tyre në organizatat bamirëse.

Thirrjes i janë bashkuar Mark Zuckerberg, Warren Buffet e Elon Musk.