Milani piketon dy sulmuesit e Realit dhe kroatin e Juves

Milani nuk po arrin që të mbyllë marrëveshjen me Atletico Madridin për Correan, ndaj po studion të tjera pista në merkato. Për momentin kuqezinjtë kanë hedhur vështrimin në disa emra të tjerë.

 

Mariano Diaz, është një tjetër dëshirë e Milanit, ndërsa emri tjetër është ai i Luka Jovicit. Madrilenët shpenzuan 60 milionë euro për 21-vjeçarin serb, por performanca e tij nuk e ka bindur trajnerin Zidane. Nisur nga kjo, po shqyrtohet mundësia për ta transferuar në formën e huazimit. E njëjta formulë mund të ndiqet edhe për Mariano Diaz.

Një tjetër emër në listën e kuqezinjve është edhe ai i Mario Mandzukicit. Për sulmuesin kroat duket i pashmangshëm largimi nga bardhezinjtë. Mandzukic përfiton 5 milionë euro në sezon, ndërsa Boban, i cili e njeh menaxherin e sulmuesit, mund të gjejë një zgjidhje për ta reduktuar këtë shumë.