Media gjermane: Edi Rama përkrah autokratëve lindorë

Në një analizë kundër regjimeve autokrate që po shfaqen në të gjithë ish europën lindore, gazetari gjerman Hararld Shuman i gazetës Der Tagesspiegel i kushton vëmendje edhe protestave të zhvilluar në Shqipëri për vjedhjen e zgjedhjeve. Ai e rendit regjimin e Tiranës krahas atij të Orbanit, Babisit, Vuçiçit dhe Putinit duke i bërë thirrje perëndimit që të mos besojë tek klisheja se Evropa lindore është ndryshe dhe se në këtë vende nuk ka pre mbron regjime anti liberale

Nga HARALD SCHUMANN

Në Hungari, një demagog autoritar qeveris zgjedhësit e tij me parulla raciste kundër refugjatëve fiktivë. Rumania ka një qeveri, qëllimi kryesor i së cilës është të mbrojë zyrtarët e saj të korruptuar nga ndëshkimi. Kryeministri çek ka kanalizuar në mënyrë të paligjshme fondet e BE-së në kompanitë e tij dhe i shmanget kontrollit për këtë.

Në Poloni, janë në pushtet nacionalistët të cilët nuk tolerojnë një gjyqësor të pavarur dhe nuk respektojnë kushtetutën.

Edhe përtej kufijve të BE-së, oligarkët kriminelë qeverisin Ukrainën, Moldavinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Mbi të gjithë qëndron Cari, Presidenti i përjetshëm i Rusisë, i cili për të mbajtur veten dhe klikën e tij në pushtet, përdor çdo metodë.

Tridhjetë vjet pas çlirimit nga zgjedha sovjetike, vendet e ish-bllokut Lindor ende nuk janë përmisuar në fushën e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Trashëgimtarët e diktaturave të partive komuniste, duket se nuk janë aq në fund të Evropës së bashkuar. Kjo është arsyeja pse populistët autoritarë dhe biznesmenët e paskrupull e kanë të lehtë. Pra, për Perëndimin, kjo është historie zakonshme në Evropën Qendrore dhe Lindore post-komuniste.

Por kjo është e gabuar. Sepse ajo supozon se njerëzit atje nuk e donin ndryshimin sepse nuk dinin të ndërronin më shumë.

Ky konstatim vlen më së miri për pjesën mbizotëruese të elitave në parti dhe kompani private të lidhura me shtetin. Por, në të kundërt, miliona qytetarë e dinë më mirë – dhe i sjellin Evropës këtë vit një rrjedhë të shumëpritur të lajmesh të mira.

Filloi në Mars në Sllovaki. Pas vrasjes mafioze të gazetarit investigativ Jan Kuciak vitin e kaluar, sllovakët zgjodhën në presidencë Zuzana Caputova-n, një aktiviste kundër korrupsionit, e cila gjithashtu kundërshton hapur sulmet anti-liberale të Viktor Orban në Hungarinë fqinje.

Në qershor, çekët treguan se nuk e tolerojnë Andreij Babish, kreun e qeverisë, të akuzuar për subvencionim të paligjshëm. Më në fund, më shumë se një çerek milioni njerëz kërkuan dorëheqjen e tij në rrugët e Pragës. Babis është ende në detyrë gjatë pushimeve të verës, por aktivistët kanë njoftuar se ata do të vazhdojnë me forcë përballjen në vjeshtë.

 

Lufta kundër korrupsionit

Në javën e kaluar, rumunët ndoqën shembullin e Republikës Çeke që përballet me dhjetëra mijëra njerëz kundër masave të injektuara nga qeveria. Jo pak rumunë që kanë braktisur vendin nga varfëria dhe keqmenaxhimi po mobilizohen për një kthesë demokratike, të sundimit të ligjit në atdheun e tyre

Përtej kufirit të BE-së, gjithashtu, vullneti për demokraci është shumë i gjallë. Në Serbi, aktivistët kundër regjimit të autokratit Aleksandër Vuçiç janë rritur në popullaritet për më shumë se një vit. Çdo muaj në Shqipëri, dhjetra mijëra qytetarë ngrihen kundër kryeministrit të tyre duke e akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve. Në Ukrainë, qytetarët votuan për president e komedianin Vladimir Selenskyj – jo sepse ai është kompetent, por sepse ai predikon të paktën një fillim të ri kundër aparatit të qeverisur oligarkisht.

Putini ka arritur limitet

Tani madje po ndodh edhe në Rusi. Megjithë brutalitetin e policisë dhe arrestimet arbitrare, mbi 50,000 rusë marshuan përsëri kundër presidentit të tyre këtë fundjavë duke kërkuar zgjedhje të ndershme dhe të lira. Për herë të parë, regjimi i Putinit ka arritur kufijtë e represionit dhe po humbet mbështetjen e tij në një front të gjerë.

E gjithë kjo tregon se nuk ka ndarje kuazi-natyrore në Evropë midis Lindjes autoritare dhe Perëndimit të vendosur demokratikisht.

Sigurisht, nuk është aspak e sigurt që aktivistët nga Moska në Tiranë do të fitojnë. Është më e ngutshme të kapërcehet padituria arrogante e shumë evropianëve perëndimorë për luftën e fqinjëve të tyre lindorë për liri ekonomike dhe demokraci. Në mënyrë agresive dhe identike, Europa duhet të bashkohet me anën e atyre që janë kundër abuzimit të pushtetit prej regjentëve që mbështet perëndimi.

Demokracia është një proces për të cilin duhet të luftosh gjatë gjithë kohës. Kjo ndodh si në perëndim ashtu dhe në lindje.