Mauro Icardi zbulon shtëpinë e re në qytetin e …

Mauro Icardi ka vendosur që të prezantojë shtëpinë e tij në Instagram. Sulmuesi argjentinas është protagonist i merkato së kësaj vere, teksa ka refuzuar oferta të ndryshme me qëllimin për të qëndruar në Milano.

 

“Shtëpia ime po vjen”, ka postuar bomberi i njohur duke e shoqëruar me një foto nga një ndërtesë e papërfunduar. Kjo mund të jetë një indicie e rëndësishme, teksa Icardi duket se ka vendosur që të mbetet tek Interi pavarësisht se nuk bën pjesë në planet e Cotnes, i cili nuk e përfshin në asnjë nga stërvitjet taktike.

E ardhmja e tij mbetet një mister, teksa Napoli dhe Juventus janë dy ekipet më të interesuara për shërbimet e tij, ndërkohë që destinacioni Monaco është refuzuar. /R.Lika-Koha Jone/

 

View this post on Instagram

 

My New Home is Coming ⏳🏗🚧 . . #milan #italy #home 🚨

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι – MI9 (@mauroicardi) on