Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme. Conte jep dorëheqjen

Pas Greqisë, Italia është vendi i radhës fqinj me Shqipërinë që pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kryeministri Giuseppe Conte deklaroi sot se nuk mund të pranojë të qeverisë me njerëz të papërgjegjshëm, duke ju referuar ministrit të tij të brendshëm dhe aleatit në koalicionin qeverisës, Mateo Salvini.

Nëse partitë e koalicionit nuk bien dakord për një kryeministër të ri këto javë, pritet që në vjeshtë Italia të shkojë drejt votimeve për të rikompozuar skemën politike.

Pasi sulmoi ashpër patnerin e tij të koalicionit Matteo Salvini, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se do japë dorëheqjen. Conte tha se Salvini është treguar i “papërgjegjshëm” duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për “interesa personale dhe partiake”. Salvini, udhëheqësi i partisë Lega kishte ngritur një mocion mosbesimi kundër Conte. Ai tha se nuk mund të punonte më me partnerët e tij të koalicionit Pesë Yjet.

Greqia zhvilloi zgjedhjet disa muaj më parë. Po ashtu dhe Kosova ka nisur fushatën elektorale. Në të gjitha vendet normale, sa herë ka kriza të forta politike zgjedhjet parlamentare janë kura më e mirë politike për të shmangur përplasjet. Ndërkohë në Shqipëri, qeveria “Rama” të vetmen fjalë që nuk e pranon dhe nuk e kupton është fjala “zgjedhje”.