Fifi këtë herë vjen në bashkëpunim

Këngëtarja nga Ferizaji, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik si Fifi, është mjaft e pëlqyer nga publiku. Ajo gjatë vitit të kaluar solli një sërë projektesh, të cilat u mirëpritën nga publiku, e posaqërisht projekti “Zhurmë”, në bashkëpunim me Mc Kreshën.

Në ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, derisa së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth saj. E pyetur se a do bashkëpunojë me një femër apo me një mashkull në këngën e radhës, një përgjigje nga 25-vjeçarja nuk ka munguar.

“Me një mashkull”, është përgjigja e saj, duke mos zbuluar më shumë detaje për publikun. “Shqipe”, “Indiane” dhe “Zogo” janë tri projektet e fundit të Fifit që në YouTube numërojnë miliona klikimesh.