Fama e napoletanëve mbërrin në Ibiza, të rinjtë nuk lejohen të futen në diskotekë

Një grup të rinjsh nga Napoli janë përballur me një situatë të pazakontë në një lokal muzike Hard Rock në ishullin e famshëm spanjoll të Ibizas.

Rojet e sigurisë së lokalit nuk kanë lejuar hyrjen e tyre sapo u kanë parë mjetet e identifikimit.

“Vajzës ime Alessia Ylenia, me pushime në Ibiza, mbrëmë ju mohua hyrja në një lokal Hard Rock, pasi ajo lindi dhe banon në provincën e Napolit” denoncoi në facebook, Salvatore Ferraro,  diskriminimin që pësoi vajza e tij, një studente 21-vjeçare nga Somma Vesuviana, e cila ishte me pushime  në ishull së bashku me pesë miq të saj.

Por ndërsa rojet e sigurisë pretenduan se nuk kishte vende për të rinjtë dhe se ato ishin rezervuar për vendasit, ata vunë re një tjetër episod.

Ndërsa i binin përreth lokalit, një grup tjetër po italianë u lejuan të hynin në festë. Kjo bëri që ata të riktheheshin sërish në disko.

Por kësaj radhe rojet e sigurisë ishin të qartë dhe e thanë shkoqur: Nuk duam napoletanë në lokal!

“Vajza ime dhe miqtë e saj u larguan të trishtuar dhe të fyer në mesin e korve të turpshme të disa djemve milanezë që ishin atje dhe që talleshin me ta. Kjo sjellje është e papranueshme dhe raciste dhe duhet të stigmatizohet, aq më tepër që ndodh në një zonë kaq të famshme botërore”.