Bardh Spahia: Edi Rama, mos e provoko Shkodrën

Nga: Bardh Spahia, ish-deputet i PD-së, Shkodër

Nuk priti as 24 orë, pa e nxjerrë në pah mllefin politik, që ende nuk e ka kapur Shkodrën si bashkitë e tjera, natyrisht për shkak se përzgjedh kriminelë për të përfaqësuar qeverisjen e vet.

Me urdher politik e pa një reference ligjore, Ministria e Financave bllokon përmes degës së thesarit procedurat e likuidimit për fondet dhe investimet e bashkisë Shkodër. 11 vjet në krye të bashkisë Tiranë, Edi Rama e ka të qartë se nuk po bllokon Voltana Ademin por veç u heq shërbimet qytetarëve të bashkisë Shkodër. Mllefi që e katandisën në 5% pjesëmarrje është aq i madh sa të sakrifikojë edhe qytetarët e 5 %-it që i votuan kandidatin e inkriminuar.

Socialistet e Shkodrës po e kanë të qartë që për Ramen, janë thjeshtë numra në funksion të karriges së tij, e jo banorë të një qyteti që kryeministri ilegjitim u mburr se e ka prioritet. A do pranojë 5%-shi të hajë bar për partinë? E sigurt është se 85% e shkodranët nuk do e pranojnë!

Prandaj Edi Rama lëri provokimet! Shërbimet ndaj qytetarëve janë një detyrim kushtetues, e për to paguajnë taksa, jo të ardhurat e Surrelit që i menaxhon si të duash!

Hakmarrja e Ramës me Shkodrën. Qeveria bllokon paratë për bashkinë