E KRYER/ Ribery transferohet në Seria A, firmos kontratë 2-vjeçare

Franck Ribery mund të quhet futbollisti më i ri i Fiorentinës. Klubi vjollc ka arritur një marrëveshje me futbollistin francez për të firmosur një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Nesër francezi pritet që të kryejë vizitat mjekësore.

 

“Gati për një aventurë të re”, ka shkruar Ribery në Instagram. Tashmë tifozët e Fiorentinës mund të ëndërrojnë, por me sytë e hapur. Ribery kishte edhe propozime të tjerë nga Rusia, Arabia Saudite apo Amerika, po ai zgjodhi që të vijojë karrierën në klubin vjollc.

Këtë sezon Fiorentina ka transferuar Boateng, Pulgar, Lirola edh Badelj, ndërkohë që ka mbajtur edhe Federico Chiesa-n. /R.Lika-Koha Jone/