Drejtoria e Burgjeve i jep leje Kostandin Xhuvanit për në varrimin e të atit

Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje sot të dënuarit Kostandin Xhuvani të shkojë në varrimin e të atit të tij, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Varrimi i regjisorit do të bëhet në orën 14:00 në mënyrë private në një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh. Bashkëshrtja e të ndjerit, aktorja e njohur Luiza Xhuvani dhe e bija e kanë pritur trupin në aeroportin e Rinasit sot, ardhur me avion nga Italia.

Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35 vjet burg për katër vrasje, do të jetë i shoqëruar nga forca policie gjatë gjithë ceremonisë së varrimit.

Regjisori Gjergj Xhuvani vdiq në Romë në 14 gusht 2019, në një dhomë hoteli nga ataku në zemër, pasi vuante ndërkohë nga diabeti.

Ai ndodhej atje për të përfunduar xhirimet e filmit të tij më të ri “Liqeni”.