Dembele 5 javë jashtë fushave, mashtron sërish klubin e Barcelonës

Ousmane Dembélé pësoi një dëmtimin në bicepsin femoral në ndeshjen e parë të La Ligas kundër Athletic Bilbaos dhe sipas njoftimit zyrtar të klubit katalan do të qëndrojë 5 javë jashtë fushave të blerta. Një problem serioz për trajnerin Valverde, që nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës me Real Betisin në “Camp Nou” as Luiz Suarez i zëvendësuar që në pjesën e parë në disfatën e “San Mames” pas nj dëmtimi.

 

Sulmuesi francez që kur u ble nga Barcelona ka pësuar dëmtime të shpeshta, që e kanë mbajtur për muaj të tërë në infermieri dhe sjellja e tij lë për të dëshiruar. 22-vjeçari ka injoruar stafin mjekësor të Barcelonës, që i kishte lënë takim të shtunën për ekzaminimin e radhës të këmbës së majtë, dhe ka fluturuar drejt Senegalit për një udhëtim privat, pa lajmëruar drejtuesit e skuadrës dhe është paraqitur vetëm të hënën në stërvitje, kur u konfirmua dhe dëmtimi i tij nga stafi mjekësor.

Dembélé, të cilit trajneri Ernesto Valverde dhe klubi i kishin dhënë besimin të plotë në mënyrë që në sezonin e tij të tretë të ishte i rëndësishëm për skuadrën, ka zhgënjyer përsëri.

Image