CHAMPIONS/ Ajaxi ndalet në Qipro, Slavia dhe Brugge fitojnë në transfertë (VIDEO)

Ajaxi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në sfidën e parë në transfertë ndaj APOEL Nicosia. Ndeshja u dominua nga ekipi holandez, por në 10 minuta ata mbetën me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit të Mazraouit me karton të kuq.

 

Slavia Pragës triumfoi minimalisht 0-1 në fushën e Cluj. Goli i vetëm i ndeshjes u shënuar nga Lukas Masopust në minutën e 28-të të ndeshjes. Skuadra çeke e sheh veten tashmë shumë pranë kualifikimit.

Clube Brugge ka marrë një fitore minimale 0-1 në transfertë ndaj LASK Linz duke hedhur një hap drejt kualifikimit. Vanaken shënoi golin e vetëm në minutën e 10-të, pas një penalltie të dyshimtë /Koha Jone/

Image