Video/“Skenë krimi”. Vendi i konstituimit të Këshillit Bashkiak rrethohet nga të rinjtë

Disa të rinj e të reja të Shkodrës, shprehën kundërshtimin për uzurpimin e paligjshëm të Bashkisë së Shkodrës nga PS-ja, nëpërmjet një xhesti simbolik. Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.

Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga oersona pa legjitimitet dhe që përfaqëosojnë pakicën e pakicës në Shkodër. Të rinjtë janë shorehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

Ky skenar, i vënë në skenë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pa bërë të vlefshëm mandatin e tij, shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”,-përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.